Skoci, policia në kërkim të shqiptarit të zhdukur qysh nga 4 korriku
Policia Skoci është në kërkim të një 31-vjeçarishqiptar i cili ka humbur në Paisley që nga dita e shtunë (4 korrik).
Iren Muça, flet pak anglisht, po qëndronte nëPaisley dhe u pa për herë të fundit në Rrugën Christie të qytetit rreth orës2.30 pasdite të Shtunës, bëjnë me dije autoritetet.
policia ka publikuar foton e tij dhe kur u papër herë të fundit ishte i veshur me tutat të errëta vrapimi, bluzë e kuqe, atleteme ngjyrë të errët.
Rreshteri Megan Bryson, nga Stacioni PolicorPaisley, tha:
"Irenka pak që ka ardhur në Paisley dhe nuk e njeh fare zonën. Me sa jemi në dijeni,ai nuk ka pasur kontakte me askënd që kur është parë për herë të fundit. Nebesojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular. Oficerëtaktualisht po kontrollojnë për ta gjurmuar atë dhe po punojnë me operatorët etransportit lokal, si dhe kolegët në Policinë e Transportit Britanik, nëpërpjekje për ta gjurmuar atë. Kushdo që e di se ku është Iren ose që ka ndonjëinformacion që do t'i ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojnëZyrën e Policisë Paisley në numrin 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës1030 të 7 korrikut 2020 kur telefononi.”