Durrës, gjendet në det trupi i pajetë i një personi

Gjendet një kufomë e mbytur në det në qytetine Durresit.

Kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave.

"Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar." - njofton policia.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetëemigrant sirian ose afrikano-verior.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.