Kolonjë, i sekuestrohet arsenal armësh, prangoset 36-vjeçari

Policia e Kolonjës finalizon operacionin anti-kanabis "Radovicka", duke arrestuar një person.

Në pranga ka rënë një 36-vjeçar, Dëfrim Beqirllari të cilit i është sekuestruar arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Po ashtu, ky person është akuzuar për për kultivim të bimëve narkotike.

“Shërbimete Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin,evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëvenarkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, nëbashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë,  finalizuan me sukses operacionin policor tëkoduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi nëflagrancë i shtetasit: - D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.” – njofton policia.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit tëushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policiagjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontrollnë banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan nëcilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik,1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe“Armëmbajtja pa leje”.