Vendosën muzikë të lartë, procedohen penalisht 4 persona në Durrës
Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprënpenale "Prishja e qetësisë publike" në Durrës.
Policia e Durrës ka ushtruar kontrolle ndajsubjekteve që ushtrojnë aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ në kuadër tëmasave anti-covid.
“Shërbimete Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit tëPolicisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj subjekteve që nuk respektojnëprotokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnëaktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhegjatë inspektimit në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, kanë konstatuar dylokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.” – njofton policia.
Policia ka proceduar penalisht shtetasit: M.S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i njëresorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë tëlartë; E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i njëhoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë tëlartë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanësekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyrelokaleve.