Bashkia Tiranë nuk mban premtimin për faljen e taksave vendore, transporti ndërqytetas drejt mbylljes

Bashkia e Tiranës nuk e ka mbajtur premtimin për faljen e taksave vendore për operatorët e transportit ndërqytetas, çka ka bërë që ata të paralajmërojnë pezullimin e aktivitetit.

Transporti ndërqytetas mund të pezullohet sërish, pasibashkia e tiranës nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për falje të taksave. Në njëdeklaratë për mediat, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Kujtim Mema, ushpreh se e kanë të pamundur vijimin e punës, nëse taksat vendore nuk zerohen.

''Bashkia e Tiranës, ne 5 muaj mbyllur duhej ta mendonte edhe këtë. Të paktën jo të na e sillte taksën 100%, por të bënte një ulje se 5 muaj pa punë, mos na merr taksat për 5 muaj. Taksat tona nuk janë kaq të ulëta dhe kaq të thjeshta.''

Problematikë, sipas Memës mbeten dhe operatorët informal,si dhe vendndodhja e terminalit të autobuzëve të jugut.

''Në situata të tilla lulëzon dhe transporti i paligjshëm. Lulëzoi edhe kur ne ishim të mbyllur, duke bërë transport me ato bileta të larta.''

Rritja e çmimit të biletës ngjalli debate mesoperatorëve, pasi disa e shohin si zgjidhje, ndërsa të tjerë, të papranueshme.Pavarësisht se transporti ndërqytetas i është rikthyer aktivitetit që prej 3javësh, sërish operatorët thonë se kërkesa ka qenë e ulët, çka ka sjellëvështirësi financiare.