Maturantët testojnë njohuritë në gjuhën angleze
40.392 maturantë po i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës shtetërore, që është ai i gjuhës angleze.Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.Studentët u paraqiten 1 orë e 30 minuta para këtij orari të pajisur vetëm me një dokument identifikimi dhe një stilolaps.Zv/Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, dha një ditë më parë udhëzimet e fundit për maturantët, ndërsa theksoi se i gjithë proçesi do të jetë në monitorim të rreptë nga Ministria dhe policia.Nora Malaj: Qendrat e provimit në Maturën Shtetërore tashmë janë në përgjegjësinë dhe monitorimin e policisë së shtetit, e cila garanton standardin e të gjithë procesit. Maturanti nëse do të mbajë me vete celular do të përjashtohet nga provimi i Maturës Shtetërore dhe për këtë arsye do të penalizohet duke mos iu dhënë mundësia që ta japë provimin më pas, por vetëm në vjeshtë dhe kështu mungon edhe mundësinë për të garuar në Universitet. Maturanti nuk duhet të dëmtojë kodin e sekretimit, sepse kjo bën që provimi ti quhet i pavlefshëm. Nuk do të lejohet prezenca e prindërve apo të anëtarëve të tjerë të komunitetit. Suksese në provimet e Maturës Shtetërore!Në të gjithë Shqipërinë janë 207 qendra provimi, ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.Pas gjuhës angleze maturantët do t’i nënshtrohen edhe 3 provimeve të tjera,Gjuhë Letërsi,Matematikë dhe provimi i lëndëve me zgjedhje.I gjithë proçesi mbyllet me datë 24 qershor.