Polonia nis në shtator rekrutimin e 35.000 forcave paraushtarake

Qeveria polake ka komunikuar planin për rekrutimin e 35.000 trupave me qëllim formimin e një force paraushtarake, në kushtet kur vendi ndodhet përballë kërcënimit rus. Kjo forcë do të jetë e përbërë nga vullnetarë të cilët do të trajnohen ushtarakisht, si një kundërpërgjigje ndaj separtistëve rusë. Ndërkohë, edhe NATO ka planifikuar dërgimin e një batalioni prej 1.000 trupash në Poloni, marrëveshje që pritet të finalizohet në samitin e Varshavës, që do të mbahet përgjatë datëve 8 dhe 9 qershor. E gjendur përballë kërcënimit rus, Polonia ka planifikuar rekrutimin e 35.000 forcave paraushtarake brenda muajit shtator.Lajmi është përcjellë nga ministri i mbrojtjes, Antoni Macierevicz, i cili komunikoi gjithashtu se postet e drejtuesve më të lartë janë përcaktuar.Ky grupim do të përbëhet nga vullnetarë që do të trajnohen ushtarakisht për të krijuar një forcë, që do të mund të kundërshtojë separatistët rusë.Aneksimi i Gadishullit të Krimesë në muajin mars të vitit 2014 nga ana e Rusisë, ka bërë që shtetet e Europës Lindore t'i druhen një tjetër agresioni. Mundësia e një tjetër fushate ekspancioniste është paralajmëruar vazhdimisht nga perëndimorët, të cilët kanë ende në fuqi sanksione të shumta ndaj Rusisë.Kërcënimi rus ndaj Polonisë po monitorohet me kujdes edhe nga Aleancë e Atlantikut të Veriut. NATO ka planifikuar që të dërgojë një battalion në Poloni si dhe tre të tjerë në shtetet baltike, të cilat janë Estonia Lituania dhe Letonia. Numri total i trupave që do të dërgohen në këto vende, pritet të jetë afro 4.000 në total.Planifikimet e NATO-s dhe të Polonisë pritet të zyrtarizohen në samitin dy ditor që do të mbahet në Varshavë, përgjatë datave 8 dhe 9 qershor./Oranews.tv/