Prince ndërroi jetë nga “mbidozë opiodi”
Legjenda e muzikës Prince vdiq nga një overdozë opioidi, një medikamenti me bazë opiumi që përdorte për lehtësim të dhimbjeve.Lajmin e raporton gazeta Minneapolis Star Tribune duke cituar si burim një familiar që po ndjek hetimin për vdekjen e këngëtaritPrince, emri i plotë i të cilit ishte Prince Rogers Nelson, ndërroi jetë më 21 Prill në moshën 57 vjecare. Ai u gjet pa ndjenja në studion e tij në Chanhassen, Minnesota.Trupi i këngëtarit i është nënshtruar një autopsie për të zbuluar shkaqet e vdekjes, por rezultatet e saj ende nuk janë bërë publike.Në këtë situatë, në media shpesh janë publikuar informacione për abuzimin e këngëtarit me ilace dhe lëndë narkotike. Hetimet kanë zbuluar së autori i Purple Rain dhe disa këngëve të tjera të njohura në të gjithë botën kishte varësi edhe ndaj Percocet, një tjetër medikament.