Të shtunën provimi i Gjuhës së Huaj, maturantët aplikojnë në 10 programe

Në datën 4 qershor maturanët do të testohen në Gjuhën e Huaj që është provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore për këtë vit. Maturanët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 programe në Universitete dhe nëse fitojnë më shumë se 1 degë duhet të zgjedhin midis tyre. Kriteret, kuotat dhe tarifat përcaktohen nga institucionet e arsimit të lartë, ndërsa pragu është mesatarja 6.Këtë të shtunën maturanët do t'i nënshtrohen provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj.Muaji qershor është sfidues për të gjithë ata që duan të mbyllin një cikël arsimor dhe dëshirojnë të vazhdojnë Universitetin.Testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të jepet në 11 qershor, ai i Matematikës në 17 qershor dhe provimet me zgjedhje në datën 24 qershor.Pa notë mesatare 6, nxënësit nuk kanë të drejtë të kandidojnë në Universitete, ndërsa institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë tarifat, kuotat dhe kriteret e pranimit sipas ligjit të arsimit të lartë.Lindita Nikolla: Maturantët do aplikojnë me përfundimin e Maturës Shtetërore, do të bëhet publike në kohën e duhur. Deri në një afat të caktuar, besoj 20 korrik do të jetë periudha e aplikimit.Maturanët do të aplikojnë online për të nisur studimet e larta. Ata kanë të drejtë të kandidojnë në 10 programe dhe të zgjedhin midis degëve fituese.Lindita Nikolla: Maturantët kanë të drejtë të aplikojnë në 10 degë, jo në tre e më shumë. Në 10 Universitete, sigurisht nuk kondicionohen siç ishte në të shkuarën që nëse fiton në njërin nuk ke të drejtë të ngjitesh më lart. Ata mund të fitojnë në rastin më të mirë në të 10 degët dhe është e drejta e tyre të zgjedhin se ku do të vijojnë dhe jo e Ministrisë.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, garantoi masa më të forta të administrimit të provimeve të Maturës Shterëtore, ku për kopjuesit apo administruesit që favorizojnë nxënës do të ketë penalitete të ashpra.