Ilkay Gundogan, blerja e parë e Guardiolës tek Manchester City

 Manchester City bën goditjen e parë në merkaton e verës. Illkat Gundogan nga edicioni i ardhshëm do të përfaqësojë ngjyrat e 4 herë kampionëve të Anglisë. Mesfushori do të nënshkruaj një kontratë 4 vjeçare duke i dhënë fund në këtë mënyrë një aventure që zgjati për 5 sezone me Borusian e Dortmundit. Gjithcka ëshët zyrtare dhe klubi nga Westfallen do të përfitojë nga shitja e kartonit të Gundogan plot 27 milion euro.“Në momentin kur dëgjova për intersimin e City-t e dija që do të luaja këti. Për mua është një sfidë e re pas një periudhë fantastike që kalova tek Borusia. Jam i lumtur që do punoj me Pep Guardiolën. Me zor po pres që të nis këtë kapitull të ri “- këto ishin fjalët e para të Gundogan si lojtar i Manchester City.25 vjeçari me origjinë turke ishtë në listën e dëshirave të shumë klubeve, ku mund të përmendet Juventusi, Barcelona dhe Arsenali, por këmbëngulej e “Sky Blues” bëri që gjithçka të konkludohej pa nisur ende mirë merkato. Gundiogan aktualisht po kalon një periudhë dëmtimi dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares gjermane në “Euro 2016”.