Gjiknuri: Reforma në energji po përkthehet në investime
Ministri i Energjisë Damian Gjinuri i shoqëruar nga Administratori i OSHEE Adrian Çela inspektuan në Fier përfundimin e punimeve të investimeve në rrjetin e brendshëm 20 kW, me vlerë 370 mln lekë.Ministri Gjiknuri vlerësoi se reforma në energjitikë po përkthehet në investim për qytetarin.Damian Gjiknuri: “Kontributi i qytetarëve të cilët masivisht e përqafuan reformën energjitike dhe gjithë aksionin për disiplinimin e pagesave në sektorin energjitik po ju kthehet mbrapsht me investime. Ky ka qënë qëllimi në vetvete i reformës, të konsolidohet rrjeti energjitik shqiptar por dhe mbi të gjitha të ketë stabilitet në tarifat e energjisë madje duke parë edhe mundësitë se si mund të lehtësohen akoma më shumë”.Administratori Çela tha se muajin e ardhshëm do nisë investimi 400 milionë lekë të reja për pjesën tjetër të qytetit dhe brenda tetorit 2017 banorët do furnizohen me energji elektrike nga rrjeti 20kW.Adrian Çela: “Përfundimisht qyteti i Fierit brenda tetorit të ardhshëm do të jetë me sistemin 20kW. Investimi i zhvilluar deri tani përfshinte ristrukturimin e 38 kabinave e ndërtimin e 11 kabinave të reja. Janë shtruar rreth 30 km linjë 20 kW”.Banorët e Fierit paralelisht po pajisen me matsa, çka do i japë fund faturimit afrofe.Damian Gjiknuri: “Ai i madhi kur se paguan nuk merr gjë mbrapsht dhe në fund të fundit ata që po paguajnë po marrim mbrapsht shërbime”.Administratori Çela u ka bërë thirrje abonentëve të pranojnë të vendosen matsat në të kundërt do të përballen me sanksionet deri në mosfurnizmin me energji elektrike./Oranews.tv/