Nis puna për hapjen e kampit të parë të refugjatëve në Paris

Parisi do të hapë shumë shpejt qëndrën e parë për strehimin e azil-kërkuesve. Lajmi është komunikuar nga kryetarja e bashkisë së kryeqytetit francez, Anna Hidalgo, e cila tha se puna për ngritjen e kampit do të nisë gjatë ditëve në vijim dhe pritet të përfundojë brenda një muaji e gjysmë. Ajo shtoi se qëndra e refugajtëve do të ketë kushte optimale dhe se do të jetë në përputhje me standardet e vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka komunikuar se në kryeqytetin e Francës do të hapet shumë shpejt kampi i parë i azil-kërkuesve. Në një konferencë të mbajtur për mediat, ajo deklaroi se ekspertët kanë nisur punën dhe se kampi i ri do të hapet në veri të Parisit. Sipas saj, qëndra e re do të ketë kushte optimiale dhe se do të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara."Ekspertët tanë janë duke analizuar disa zona të mundshme në të cilat do të ngrihet kampi i emigrantëve. Kjo qëndër do të jetë e aftë për të strehuar disa qindra azil-kërkues dhe me shumë mundësi do të ndërtohet në pjesën veriore të qytetit. Parisi nuk do të qëndrojë indiferent ndaj refugjatëve, në kushtet kur Deti Mesdhe po kthehet në një varrezë për ta", ishin fjalët e kryebashkiakes.Më tej, Hidalgo tha se në kamp do të ketë qëndra edukimi edhe për fëmijët, përfshirë kopshtet dhe çerdhet. Ajo shtoi se puna për ndërtimin e kampit do të nisë në ditët në vijim dhe do të përfundojë brenda një muaji e gjysmë. Kjo do të jetë edhe qëndra e parë zyrtare për strehimin e azil-kërkuesve në kryeqytetin e Francës.