Përkujtohet beteja më e gjatë mes francezëve dhe gjermanëve
Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë marrë pjesë të dielën në ceremoninë përkujtimore të 100 vjetorit të betejës Verdë, një nga më të përgjakshmet e Luftës së Parë Botërore. Nën qiellin gri dhe reshje shiu, të dy udhëheqësit evropianë ecën nëpër varrezat ushtarake gjermane në Consenvuaja, një fshat i vogël pranë Verdë në veri-lindje të Francës, ku vendosën kurora me lule në memorialin për ushtarët e rënë gjermanë. Ata qëndruan në heshtje teksa banda muzikore luajti himnet kombëtare franceze dhe gjermane.Ceremonia vijoi në ambinetet e bashkisë Verde, ku Merkel dhe Holondë në një linje deklaruan se trashëgimia e këtij qyteti të vogël është shpresa dhe jo dhimbja."Jam e sigurtë që secili nga ju ka shumë për të treguar nga kapitulli i errët i famijes së tij, dhe po kaq e sigurtë jam se lufta ka lënë gjurmët e saj në të gjithë qytetin. Por dua të theksoj se vëtëm ata që njohin të shkuarën mund të edukojnë dhe të mësojnë për një të ardhme më të mirë", tha Merkel."Verdë nuk ka ngrirë në kultin e vdekjes, përkundrazi në vazhdimësi ka përmbushur misionin e saj të paqes. Në këtë kuptim Verde paraqet të dyja anët, atë të keqen kur Europa ishte e humbur 100 vite më parë dhe të mirën kur qyteti ishte i aftë të bashkonte dhe të ndërtonte miqesinë franko gjermane, tha Holonde, duke shtuar se diskutimet në fillim të kësaj jave do të përqëndrohen në të ardhmen e Europës, përfshirë krizën e migrantëve, sigurinë dhe rritjen e lëvizjeve populiste.Beteja e Verde ishte një nga më të gjatat në Luftën e Parë Botërore, që zgjati më shumë se 300 ditë nga shkurti deri në dhjetor të 1916. 300 mijë persona humbën jetën nga të dyja vendet, Gjermania dhe Franca.