Deputeti Sadri Abazi përplas me makinë një fëmijë 7 vjeçar

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi është përfshirë në një aksident në Durrës, duke plagosur lehtë një vajzë 7 vjeçare.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ndërsa fëmija është dërguar në spitalin e qytetit bregdetar jashtë rrezikut për jetën. Fëmija me iniciale J.S nuk ka pësuar dëmtime të mëdha.Deputeti foli për Ora News, duke deklaruar se nuk kishte qenë aksident, pasi mjeti ishte i ndaluar.Sqarimi i policisë së Durrësit:Më datë 27.05.2016, në lagjen Nr.13 Durrës, në rrugën "Bajram Curri", mjeti tip Land Rover me targa AA 907 MB me drejtues shtetasin S.A. ka aksidentuar fëmijën J.S.7 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës. Fëmija pas një kontrolli në Spitalin Rajonal Durrës, u largua për në banesë. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje së bashku me Efektivat e Policisë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e shkaqeve.[caption id="attachment_756025" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Deputeti Abazi dhe vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Deputeti Abazi dhe vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]/Ora News/