Shefi i policisë Krujë për Ora News: Viktima nuk arriti të dalë nga autobusi
Lajmin për një viktimë nga djegia e autobusit në Krujë e konfirmon edhe shefi i policisë në Krujë, Erion Ismailja, i cili tha për Ora News se 12 prej pasagjerëve janë të plagosur. Ndërsa viktima është një grua dhe nuk ka mundur të dalë dot nga autobusi.Erion Ismailaj: Është një autobus që është nisur nga vlora. Organizatore është një kishë ortodokse. Ngjarja ndodhi në afërsi në qendërs së Krujës autobusi në ecje e sipër ka marrë flakë nga pjesa e përparme. Shoferi hapi dyert, pjesa më e madhe kanë dalë. Aktualisht në autobus është një viktima e seksit femër. Janë 12 të plagosur në siptalin e Krujës. Nuk mund të flas për gjendjen e të plagosurve, por po vazhdon transportimi në Tiranë. Nga të dhënat paraparake fillimisht ka filluar të dalë tym nga pjesa e përparme e motorit. Mendohet se është ngjarje aksidentale dhe në autobus ishin 31 pasagjerë.