Rama: Ulemi për drejtësinë e zgjedhjet të shtunën, Basha: Dakord për takimin, flasim pas të mërkurës

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë rënë dakord të takohen pas të mërkurës, por pa caktuar ditën dhe orën e saktë.Dy rivalët politik iu rikthyen  letërkëmbimeve përmes drejtorëve të kabinetit, në përmbushje të qëllimit për një takim mes tyre.Dosja e dialogut nuk do përmbajë vetëm reformën në drejtësi, por edhe atë zgjedhore dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, një kalendar bisedimesh i zgjeruar sipas kërkesave të PD-së, ku tani nuk përfshihet vetëm reforma në drejtësi.Ftesa për t’u ulur në tryezë, të shtunën në orën 11:00 erdhi nga kryeministri, duke marrë shkas, nga  gatishmëria publike e zotit Lulzim Basha për takim."Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët”, thuhet në letrën e Ramës.Takimi u propozua të zhvillohej në godinën e Këshillit të Ministrave me praninë e Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino.Kryedmokrati Lulzim Basha nuk vonoi më shumë se një orë për t'iu përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit, por duke e shtyrë takimin përtej së të mërkurës, për shkak të agjendës së paracaktuar ndërkombëtare.“Për shkak të një agjende ndërkombëtare të konfirmuar më parë, kryetari Basha është i mundur të realizojë takimin duke nisur prej ditës së mërkurë, datë 1 qershor 2016. Për ditën, vendin dhe formatin e takimit jam e gatshme të vendosim kontakt menjëherë me ju për të nisur rakordimet e nevojshme”, thuhet në letër.Kreu I PD, niset të premten pasdite në konferencën për 40 vjetorin e Partive Popullore Evropiane. [caption id="attachment_755835" align="alignnone" width="600"]Leter_drejtuar_Drejtorit_te_Kabinetit_te_Partise_Demokratike_te_Shqiperise_(1) Letra e Ramës drejtuar Bashës[/caption]