Drejtori i Spitalit të Krujës për Ora News: Dyshohet se 1 viktimë humbi jetën rrugës

Drejtori i Spitalit të Krujës, Arbër Kurti deklaroi për Ora News se dyshohet se janë dy viktima nga djegia e autobusit në Krujë, i cili shpërtheu në flakë pak momente më parë.Kurti: Momentalisht nuk ndodhet asnjë pasi të gjithë janë nisur tashmë në Tiranë. Kishim rreth 15 të lënduar, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë dhe mendohet se kanë humbur jetën.-Dyshoni se mund të kenë humbur jetën?Dyshohet se dy janë në total. Mendohet se është edhe një tjetër që ka humbur jetën gjatë transportit.-Mendohet se është femër apo mashkull?Nuk kemi informacion. Këtu në spitalin e Krujës janë të plagosurit lehtë./Ora News/