Shefi i Zjarrfikësve të Krujës për Ora News: Një grua e karbonizuar totalisht në autobus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2016, 12:51
Shefi i zjarrfikësve në Krujë, Altin Shullazi rrëfeu për Ora News momentin e shpërthimit të zjarrit në autobusin e mbushur me besimtarë ortodoksë.Ai deklaroi se një grua ka gjetur vdekjen dhe ndodhet brenda autobusit, e karbonizuar totalisht.Altin Shullazi:Sipas deklarimeve paraprake janë nga Vlora. Kemi vetëm një viktimë për momentin, një grua rreth të 60-ve. Ndodhet brenda në autobus e karbonizuar totalisht. Ka qenë e pamundur dhe dyshohet për shpërthim të menjëherë pasi dyshohet për një impiant gazi të modifikuar. Pjesa më e madhe, rreth 10 persona kanë goxha djegie në pjesë të trupit. Nuk janë studentë. Vështirësia më e madhe ishte pasi autobusi është i vogël dhe ishte e vështirë të ndërhyhej./Ora News/