Peza: Të largohet deputeti Noka, prokuroria të nisë hetimet

Partia Socialiste kërkon që deputeti Flamur Noka të jetë i zgjedhuri i parë mbi të cilin duhet të aplikohet ligji i dekriminalizimit.Sipas deputetit Alfred Peza, fakti që Noka nuk ka referuar se në vitin 1991 është ndaluar në Ish Jugosllavi, përbën deklarim të rremë në formularin e tij dhe  për pasoje te largim nga parlamenti dhe te hetohet nga  prokurori i përgjithshëm. Peza: Partia Socialiste kërkon largimin e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit. I kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla, nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë rast. Nga ana tjetër, i kërkojmë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që të thyejë heshtjen dhe të shprehet publikisht dhe zyrtarisht për rastin e deputetit Flamur Noka.Deri tani, deputeti Flamur Noka se për akuzat se UDB Jugosllave i ka kërkuar të bashkëpunojnë në vitin 1991, nuk ka dhënë asnjë sqarim, por pritet që të flasë në seancë plenare. /Ora News/