Kruje, dëshmitari tregon si u shpetuan pasagjeret nga autobusi në flakë

Dëshmitari i cili ka para të gjithë ngjarjen, ku autobusi me 30 pasagjerë u përfshi nga flakët tha për Ora News se banorët e zonës kanë thyer xhamat dhe kanë nxjerrë pasagjerët. Dëshmitari Indrit Kurti dha një interviste telefonike ku tregoi se nëse banorët e  nuk do të kishin ndërhyrë shpejt pasojat do të ishin katastrofaleIndrit Kurti: Isha rrugës dhe dëgjova disa shpërthime të vogla. Unë isha një nga dëshmitarët e parë. Autobusi kishte shpërthyet në flakë dhe banorët vendas, disa djem të rinj me kazma dhe lopata kanë thyer xhamat dhe bënë të mundur shpëtimin e personave. Zjarrfikësja ka ardhur brenda 2 minutash.Më vjen keq për disa pëersona që kanë mbetur të lënduar.  Flakët kanë shpërthyer shumë shpejt dhe janë përhapur dhe pasagjerët nuk kanë mundur të lëvizin. Banorër bënë të mundur shpëtimin shumë shpejt. Nëse banorët nuk do të kryenin atë akt, do të kishte shumë të lënduar dhe marrje jet, jo një apo 2. Viktima ishte në sediljet e fundit dhe nuk mund të shpëtonin. Ndërsa shoferi doli shumë shpejt.