Studenti “sfidon” Ahmetajn: Do të ta zë vendin e ministrit!
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e nisi me një histori personale një fjalë të mbajtur përpara studentëve të Ekonomisë.I tregoi se kur takoi një studentë të vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik, ky i fundit i kishte thënë se do t’i zinte vendin e punës. Nuk dihet sa do të realizohet ëndrra e studentit, por duket se e ka sfiduar disi ministrin.Ahmetaj: Isha në një ambient publik me një student të vitit 3 të Fakultetit Ekonomik. Ndoshta është edhe në sallë. Mbasdite, kuptohet jashtë pune, më tha: Ti je ministri i Financave? Më tha. Po! I thashë. Unë do ta zë vendin ty! I thashë: çfarë je? Jam student i vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik. Që t’i do të ma zësh vendin kjo është e sigurt, i thashë. Nga e di?-më tha. Sepse ti je shumë herë më i mirë ngase kam qenë unë në kohën tate, dhe ti kam frikë se je shumë herë më i mirë se çfarë jam unë tani.