Merr flakë autobusi në Krujë, vdes 65-vjeçarja, 11 gra të plagosura
Ishin nisur për një tur turistik në Shqipëri dhe Mal të Zi, por rrugëtimi i 31 besimtarëve të Kishës Ortodokse të Vlorës ka përfunduar në tragjedi.Grupi që përbëhej kryesisht nga gra, po udhëtonte në drejtim të kalasë së Krujës, kur autobusi i tyre është përfshirë nga flakët, mesditën e 27 majit 2016, duke shkaktuar një të vdekur dhe 11 të plagosur, të gjitha femra.Fillimisht Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme të mjetit tek motorri dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi dhe në pak minuta ka ndodhur edhe shpërthimi i serbatorit të karburantit.Burimet policore dhe të zjarrfikësve thanë se drejtuesi i mjetit Skënder Jonuzaj sapo ka parë tymin ka ndaluar mjetin dhe ka hapur kroskotin e autobusit. Por në atë moment kanë nisur flakët që kanë përfshirë gjithë autobusin.Të zënë nga paniku, pasagjerët kanë vrapuar të dalin me shpejtësi, por për shkak se autobusi kishte vetëm një derë dhe korridori ishte shumë i ngushtë, 12 prej tyre nuk kanë dalë në kohë dhe kanë marrë plagë të rënda djegie.Fatin më tragjik e ka patur pasagjerja që ishte ulur në fund të autobusit, Violeta Gjika, 65 vjeçe, e cila nuk ka arritur as të ngrihet nga sedilja dhe ka vdekur në vend.Policia tha se trupi i saj u karbonizua nga flakët. Edhe autobusi është shkrumbuar terësisht. Një nga pasagjerët, Aleks Averbak, ka treguar për Ora News, momentet e tmerrit.Averbak: Doli tym në 1-2 sekonda, u ngrit shoferi, doli prifti i parë përjashta, filluan të dalin të gjithë. Për punë 2-3 sekondash plasi zjarri”.Prifti: Ndjemë tymin, ndaluam dhe mënjeherë mori flakë.Kur shoferi hapi kroskotin të shikonte çfarë ndodhi doli flaka dhe brenda dy minutash u dogj gjithë autobusi.Unë isha në rresht me shoferin, ai ishte fati im, bile më dhanë të shtyrë se edhe mua do të më kishte zënë flaka, më dhanë të shtyrë që dola i pari në rrugë. Pashë njerëz të lebetitur, shkelnin njëri mbi tjetrin.Kalimtarët e rastit kanë ndihmuar pasagjerët dhe më pas ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikësve.Ndërsa trupi i viktimës është nxjerrë nga mjeti i shkrumbuar vetëm pas më shumë se 3 orësh.Dëshmitarët thanë se thyen xhamat me sende të forta për të nxjerrë të plagosurit.Një prej dëshmitarëve, Indrit Kurti, tha në një lidhje telefonike për Ora News se nëse nuk do ndërhynin kalimtarët e rastit, tragjedia do të ishte edhe më e rëndë.Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Skënder Jonuzaj, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pasagjerët që nuk morën lëndime.Viktima është Violeta Gjika, 65 vjeçe. Shefi i zjarrfikësve në Krujë, Altin Shullazi në një intervistë për Ora News tha se viktima ishte karbonizuar dhe trupi i saj është nxjerrë disa orë më vonëOra News ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen tragjike duke sjelle dhe deshmi por dhe prononcimet e shefit te komisariatit te Krujës, Erion Ismailaj, kryetarit të bashkisë Artur Bushi.https://www.youtube.com/watch?v=GoZ0PFuNBY0Gjithçka ndodh minute pas minuteOra 19:00 Berisha:Ngjarje tragjike në Krujë!“Te dashur miq, sot ne Kruje nje autobuz me vizitore nga Vlora mori flake me nje shpejtesi te madhe. Nje grua u dogj e gjalle, disa persona te tjere kane pesuar djegje te renda. Duke shprehur ngushllimet me te sinqerta familjes se viktimes le t'iu urojme nga zemra sherim te plote te gjithe personave te tjere te djegur dhe lenduar ne kete ngjarje tragjike!”Ora 17:00Prifti rrëfen dy minutat që i ndanë pelegrinët nga djegia në autobusOra 16:45 Hetimet për autobusin: Shoferi ndezi kondicionerin ndërsa digjej motorriOra 16: 15 Pasagjeri: Pashë njerëz me rroba në flakë që tentonin te dilnin nga autobusiOra 16:00 Të mbijetuarit: Dëgjuam erë zjarri, menduam se ishin furrat gëlqeroreOra 15:45 Kryepeshkopi Janullatos viziton 11 të plagosurit në QSUTOra 15: 29 Beqaj: Kater prej grave jane rende Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se katër nga 11 femrat e plagosura gjatë aksidentit tragjik në Krujë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.https://www.youtube.com/watch?v=blq2sHIRoW0 Ora 15: 23 Identifikohet viktima. Ajo ështe Violeta Gjika, 65 vjeçOra 15:00 Nishani: Prokuroria të hetojë ngjarjen e rëndëOra 14: 42 Vasili: Kontrolle të rrepta teknike, toleranca kthehet në humbje jetëshOra 14: 45 Një prej të mbijetuarave nga djegia e autobusit: Na mori në qafë shoferi[caption id="attachment_755888" align="alignnone" width="640"]
E mbijetuara e aksidentit[/caption]Ora 14: 55 Basha: Ngushëllim dhe dhimbje për aksidentin në Krujë
Ora 14: 30 Nxirret nga autobusi trupi i viktimesNxirret nga autobusi trupi i viktimës që mbeti e djegur në automjet. Policë dhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Tirana ndihmuan nxjerrjen e trupit. Drejtori i shërbimit të zjarrfikësve pak më parë tha për Ora News se viktima ishte karbonizuar
Ora 14: 25 Te gjithe te plagosurat gra, 8 jane rende Mjeku i QSUT-së: 8 janë në gjëndje të rëndë, kanë gati 50 % të sipërfaqes se trupit tw djegur. 2- 3 janë më rëndë pasi kjanë më të moshuara Ora News disponon listen e personave të cilët kanë qenë në autobus.https://www.youtube.com/watch?v=ArMQVZ1gvWo&feature=youtu.beOra 13: 37: Ne QSUT kane mberritur 11 te plagosur informon gazetarja Manjola Hasa[caption id="attachment_755801" align="alignnone" width="640"]
Nje nga te plagosurat qe ka mberritur ne QSUT pas perfshirjes se autobusit ne flake ne Kruje, 27 Maj 2016 [/caption]13: 30 Ekskluzive për Ora News - Kruje, dëshmitari tregon si u shpetuan pasagjeret nga autobusi në flakë: Banoret thyen xhamat te shpetonin njerezitDëshmitari i cili ka para të gjithë ngjarjen, ku autobusi me 30 pasagjerë u përfshi nga flakët tha për Ora News se banorët e zonës kanë thyer xhamat dhe kanë nxjerrë pasagjerët. Dëshmitari Indrit Kurti dha një interviste telefonike ku tregoi se nëse banorët e nuk do të kishin ndërhyrë shpejt pasojat do të ishin katastrofalehttps://www.youtube.com/watch?v=FODp0X4ZW1Q Ora 13:10 Kryeministri Edi Rama drejt QSUT-seOra 13: 00 Ne QSUT tek sherbimi i djegie plastikes kane mberritur 9 persona te lenduar, informon gazetarja e Ora News Manjola Hasa. Ministri Beqaj ndodhet në spital[caption id="attachment_755853" align="alignnone" width="640"]
Ministri Beqaj ne QSUT ne takim me perfaqesues te Kishes Ortodokse[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=sNPoHq1KWHkOra 12: 47: Mendohet per nje viktime te dyte Arbër Kurti drejtor i spitalit të Krujës flet për Ora News mundësinë e një viktime të dytë. "Mendohet se janë dy viktima. Një person i dytë mund të ketë humbur jetën rrugës për në spital"https://www.youtube.com/watch?v=ZJmLhMPaVtU Ora 12: 35: Policia jep njoftimin paraprakNjoftimi i policise se Durresit: Më datë 27.05.2016, rreth orës 11:25, në qëndër të qytetit të Krujës, autobuzi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë. Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar. Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër. Si dhe 12 persona janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autobuzi ka marë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.https://www.youtube.com/watch?v=sNPoHq1KWHkhttps://www.youtube.com/watch?v=EIqfLRK7eJM&feature=youtu.be Ora 12:35 Te plagosurit nisen drejt Tiranes - Të plagosurit nga djegia e autobusit në Krujë mbërrijnë në QSUT në Tiranë. Bëhet fjalë për 12 të plagosur, të cilët janë transportuarhttps://www.youtube.com/watch?v=0v1eXlvCmu8&feature=youtu.be Ora 12: 30 Shefi i policisë Krujë për Ora News: Viktima nuk arriti të dalë nga autobusi Ora 12: 30 Shefi i komisariatit të Krujës deklaroi për Ora News se në autobus ishin 31 pasagjerë, një prej të cilëve ka gjetur vdekjen.Erion Ismailaj: Është një autobus që është nisur nga Vlora. Organizatore është një kishë ortodokse. Ngjarja ndodhi në afërsi në qendërs së Krujës autobusi në ecje e sipër ka marrë flakë nga pjesa e përparme. Shoferi hapi dyert, pjesa më e madhe kanë dalë. Aktualisht në autobus është një viktima e seksit femër. Janë 12 të plagosur në siptalin e Krujës. Nuk mund të flas për gjendjen e të plagosurve, por po vazhdon transportimi në Tiranë. Nga të dhënat paraparake fillimisht ka filluar të dalë tym nga pjesa e përparme e motorit. Mendohet se është ngjarje aksidentale dhe në autobus ishin 31 pasagjerë.https://www.youtube.com/watch?v=kMgQahjE0CM&feature=youtu.be Ora 12: 30 Artur Bushi flet për Ora News - 5 prej të plagosurve nga djegia e autobusit sillen në TiranëNë një intervistë telefonike per Ora News kryetari i bashkisë Artur Bushi tregon se kanë qenë qytetarët që kanë parë të parët flakët dhe i kanë kërkuar të dilnin sa më parë pasagjerëve nga autobusi. "Autobusi është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Krujës. "Flakët kanë përfshirë në mënyrë shumë të shpejtë autobusin dhe kanë shpërthyer nga brenda" informon kryetari i bashkisë së Krujës Bushi në një intervistë telefonike për Ora News.Fillimisht zjarri është pikasur në pjesën e përparme të autobusit me pas zjarri është përhapur në të gjithë mjetin.https://www.youtube.com/watch?v=GP7VwRU8UMEOra 12:00 Informacioni i pare i mberritur ne redaksi rreth ores 12:00 Nje autobus perfshihet nga flaket dyshohet per 1 te vdekur.[caption id="attachment_755766" align="alignnone" width="640"]
Autobusi ne fkale Kruje[/caption][caption id="attachment_755765" align="alignnone" width="640"]
Autobusi ne flake Kruje[/caption][caption id="attachment_755764" align="alignnone" width="640"]
Autobusi ne flake Kruje[/caption][caption id="attachment_755782" align="alignnone" width="405"]
Autobusi ne fkale Kruje[/caption]
Lista e personave që po udhëtonin në autobusin që u përfshi nga flakët1-Atë Konstandin Prifti2-Atë Lluka Gjergji3-Atë Dhimitraq Kushi3-Lina Hajdini5-Irina Prifti6-Luciana Mita7-Vitori Mocka8-Bledar Prifti9-Klaudia Kadriaj10-Kalianthi Nika11-Sose Labaj12-Eda Hysi13-Anida Mocka14-Elida Gega15-Marjeta Ramaj16-Violeta Gjika17-Aleks Averbak18-Aneta Averbak19-Nikita averbak20-Vasil Kola21-Olimbi Kola22-Vasilika Mita23-Theodhori Larushi24-Drita Larushi25-Marie Curri26-Elvira Dini27-Alketa Kolonjari28-Afroviti Mita29-Afroviti Prifti30-Brunilda Ismailaj vijon