Vodafone Albania, Dietlof Mare vlerësohet me çmimin "Menaxher i Vitit"

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare, u vlerësua me çmimin "Menaxher i Vitit" për kontributin e dhënë në fushën e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Gjatë marrjes së çmimit në forumin e 7 të Komunikimeve Elektronike, Mare shprehu vendosmërinë për të sjellë më shumë risi në këtë fushë në të ardhmën për klientët e Vodafone.Në forumin e 7 të Komunikimeve Elektronike, Infocom Albania, drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare, u vlerësua me çmimin "Menaxher i Vitit" për kontributin e dhënë në fushën e komunikimeve elektronike në Shqipëri.Pas marrjes së çmimit, Drejtori i Vodafone Albania shprehu vendosmërinë e tij për të punuar më shumë në nxitjen e formimit të së ardhmes dixhitale.“Në këto 4 vite në Shqipëri kam parë tregun të zhvillohet, të ndryshojë dhe shihet qartë sesi këto gjëra po formojnë të ardhmen. Puna e bërë për spektrin në këto 2 vitet e fundit është vërtet fenomenale dhe autorizimet e dhëna për frekuencat kanë mundësuar teknologji te avancuara si 4G dhe 4G+. Këto zhvillime kanë vertet vlere dhe mesazhi që dëshiroj të përcjell është të vazhdojmë të punojmë fort në këtë drejtim dhe të nxisim formimin e të ardhmes dixhitale".Prej 15 vitesh në treg, kompania Vodafone ka qenë pararojë e shërbimeve dhe produkteve inovatore si dhe një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektronike në vend.