Vepra e aktivistit Tanini: E dua këtë qytet me protesta dhe me vepra arti

Aktivisti Eljan Tani ishte një nga katër fituesit e një projekti të Bashkisë së Tiranës për vendosjen e veprave të artit në ambiente publike. Ai ishte një nga kundërshtarët e fortë të ndërtimit të një parku lojërash në brendësi të hapësirës së liqenit. Bashkia e Tiranës publikoi edhe një foto të tij me kryebashkiakun duke shtrënguar duart, dhe kjo shkaktoi jo pak reagime në rrjet.“Kjo është një ndër katër veprat fituese në konkursin e Skulpturave të Parkut, organizuar nga Bashkia e Tiranës. E falënderoj jurinë profesioniste, dhe të gjithë ata që e kuptuan idenë time për ta dashur këtë qytet. Kjo vepër është prezantuar edhe më parë, por askush nuk pati vullnetin ta kuptonte. Si shenjë e memories kolektive, do të vendoset te Ish-Fusha e Aviacionit”, shkruan ai në Facebook.Bëhet fjalë për një vepër-avion me përmasa sa të avionit real MIG. Vetë Tanini deklaron se përveç projekteve, bën edhe protesta.“Unë e kam propozuar me disa ide fillestare. Nga inoksi deri tek llamarinat e aluminit. Nëse do jetë prej inoksi do jetë një shumë prej 20 milionë lekësh (19 mijë USD) sepse është 11 metra vepra. Aq sa ka fluturuar MIG-u i fundit në atë fushë, në Fushën e Aviacionit.Nëse do jetë me llamarinë prej alumini, variant ky që e imiton pak më mirë avionin, mund të shkojë diku tek 10 milionë(9 mijë USD), por nuk e kam të qartë nëse këtu përfshihet dhe haka e punës e njerëzve që punojnë me mua. Unë e dua këtë qytet dhe me protesta dhe me vepra arti. Dhe dorën do t’ia jap dhe Lulzim Bashës dhe Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur bëhet fjalë për një gjë timen. Shumë e thjeshtë”, tha Tanini për Hashtag.al.13267751_10208770323209013_466254300651560407_n 13254506_10208770272767752_3474267342293276252_n 13254506_10208770272767752_3474267342293276252_n (1) 13241416_10208770325769077_2083824393335799206_n/Ora News/