Bushati në Francë merr mbështetje për reformën në drejtësi
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë në prag të samitit të vendeve të ballkanit perëndimor që mbahet në Paris në fillim të korrikut.Bushati është pritur në një takim nga homologu francez Jean-Marc Ayrault, ku dy ministrat shprehën angazhimin për të intensifikuar më tepër bashkëpunimin dypalësh në sektorë strategjikë. Gjatë bisedës kreu i diplomacisë franceze përshëndeti vendosmërinë e qeverisë shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi që i hap rrugën integrimit të vendit duke nënvizuar se Shqipëria do të ketë mbështetjen dhe inkurajimin e Francës gjatë këtij procesi.Ministri Bushati e siguroi homologun për angazhimin e qeverisë shqiptare për forcimin e shtetit ligjor në ekonomi. Duke I ndalur tek terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, dy ministrat rikonfirmuan nevojën e koordinimit të agjencive të specializuara në përballimin e tyre.Ndërkohë gjatë takimit të minsitrave të jashtëm të rajonit me Ministrat Jean-Marc Ayrault dhe Harlem Desir, Komisionerin Hahn dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, u shpreh angazhimi i përbashkët që Samiti i Parisit të afrojë më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian, nëpërmjet projekteve konkrete në transport dhe energji, si dhe duke krijuar mundësi reale për të rinjtë e rajonit.