Çifti shqiptar po udhëtonte si turistë, kapen me sasi të konsiderueshme droge

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan nga policia greke pasi ishin vënë nën vëzhgim. Të rinjtë, 20 dhe 17 vjeç, po udhëtonin me traget drejt Pireut, kur u ndaluan nga policia.Ata deklaronin se po udhëtonin për qëllim turistik, por në fakt me vete kishin lëndë narkotike.Policia greke ka gjetur brenda çantës 9 pako të vogla heroinë me peshë totale 1 kg e 326 grama, kanabis të papërpunuar rreth 1 kg.Çifti u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje se ku e kanë marrë lëndën narkotike dhe se për ku do ta transportonin.Telefonat e tyre celularë janë konfiskuar me qëllim që të zbulohen kontaktet që kanë pasur.Prokurori publik në Kos të Greqisë i ka akuzuar ata për posedim dhe transportim droge me qëllimi trafikimi. [caption id="attachment_754199" align="alignnone" width="600"]Exif_JPEG_PICTURE Materialet e sekestruara[/caption]