Banda e Frosinones, publikohen emrat e shqiptarëve të arrestuar dje për drogë
Policia italiane ka bërë publik disa nga emrat e shqiptarwve të arrestuar dje në kuadër të një operacionit antidrogë në qytetin e Frozinones.Personat e arrestuar janë; Fejzulla Florian, 28 vjeç, i njohur si Flori, Emirel Lushi, me pseudonimin Leka, Sinan Kekaj 37 vjec i thirur me emrin Simone e Luan Rushiti me pseudonimin Leone, si dhe shtetasi italian Angelo Arduini.Sipas Policisë italiane urdhër arrestimi është lëshuar dhe ndaj 3 shtetasve të tjerë shqiptarë anëtarë të kësaj bande që supozohen se aktualisht gjënden në Shqipëri.Shqiptari Luan Rushiti i datëlindjes 1968 , rezident në qytetin e Romës ishte personi që furnizonte bandën e shqiptarëve me sasi të mëdha droge, kryesisht kokainë. Luan Rushiti është mjaft i njohur nga autoritetet policore italiane, pasi shumë herë është arrestuar me akzuën e trafikut të lëndëve narkotike."Trafikimi i drogës i sillte kësaj bande një përfitim prej 1 milionë euro në vit", ka deklaruar shefi i policisë së Frozinones, Filippo Santarelli. Droga u shitej dhe minorenëve në formë cigaresh me përmbajtje 0.2 gramë kokainë , e mjaftueshme për të krijuar tek ata vartësinë ndaj saj. Karakteristikë e kësaj bande ishte gjithashtu se disa prej klientëve të tyre në pamundësi për të paguar drogën shndëroheshin në trafikues të vegjël të saj e për llogari të bandës së shqiptarëve."