29 vjeçari ofron pushime në Karaibe për personin që do të ndihmojë të dashurën e tij

Një 29 vjeçar ka ofruar një udhëtim 6 mujor falas në Karaibe, për personin që mund të ndihmojë të dashurën e tij të rehabilitohet pasi ajo pësoi një frakturë në legen.Përmes një postimi në Facebook, Jeremie Tronet,i cili drejton një qendër sërfi me balonë në Ishullin e Bashkuar në Grenadines, apeloi për një fizioterapist për të shëruar Zoe Schaffer-Jennet.Tronet tha se ai do të marrë përsipër të gjithë kostot e fluturimeve, akomodimit, ushqimit e madje do të ofrojë mësime sërfi dhe ekskursione nëpër ishujt lokalë.E dashura e tij 27 vjeçare, e cila punonte si instruktore sërfi me balonë, ra tre metra mbi një hendek dhe pësoi frakturë në femur, shkruan Independent. Ajo u dërgua në ishullin Martinique për t’iu nënshtruar një operacioni që zgjati 4 orë, ku iu vendosën tre vida për të lidhur kockat e thyera.Schagger-Jennet ka nevojë për një fizioterapist që ta mësojë të ecë sërish pas ndërhyrjes. Shërimi i saj mund të zgjasë nga pesë deri në gjashtë muaj.Për të kontaktuar çiftin, është në dispozicion emaili i tyre [email protected].caribbeanjeremie2 jeremie3 jeremie47346876/Oranews.tv/