Në Indi është aq nxehtë sa njerëzit ngecin në asfaltin e shkrirë

India ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë , me temperatura aq të larta sa që asfalti në rrugët e qytetit më të populluar ka nisur të shkrijë.Banorët e Valsad, Gujarat, kanë hasur vështirësi për të kaluar rrugën javën e kaluar.Video e publikuar nga NDTV tregon se si ata ngecin në sipërfaqen e shkrirë të rrugës ndërkohë që këpucët i ngjisin në asfalt.Sandale të braktisura shihen të hedhura në rrugë, teksa një grua pengohet e bie mbi asfalt duke tentuar të mbajë mbi supe një çantë të rëndë.Temperaturat këtë të premte në disa zona të Indisë Perëndimore tejkaluan shifrën 50C.Rekordi –51 gradë Celcius- është shënuar në qytetin Phalodi në Rajasthan.Temperatura më e lartë është regjistruar më parë në 1956 në Alwar me 50.6C .tarmac-india-1