"Ylberi binjak" pushton qiellin e Pekinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2016, 15:27
Një ylber i rrallë binjak mbi qiellgërvitshtëset e Pekinit, ka pushtuar për orë të tëra rrjetet sociale në mbarë botën.Imazhet dhe filmimet e realizuara përmes telefonave celularë shfaqqin ylberin binjak, që është shndërruar në virale në platformat sociale më popullore në Kinë, në WeChat dhe Weibo.Ylberi i dyfishtë apo binjak është një fenomen që shkaktohet nga refleksionet e dyfishta të diellit përmes pikave të shiut.Perëndimi i diellit më pas në ngjyrë të florinjtë e bëri mbrëmjen edhe më të larmishme dhe më magjike, të cilën përdouesit e rrjeteve sociale, nuk ngurruan ta publikojnë e komentojnë gjerësisht./Oranews.tv/