Trajneri zbulon sekretet e trupit të Britney Spears
Britney Spears surprizoi të gjithë me performancën e saj në eventin Billboard Music Awards. Jo vetëm me zërin dhe lëvizjet e shumta të trupit por edhe me formën që ishte momentalisht.Këngëtarja amerikane dukej elegante, dhe mjaft e tonifikuar në zonat kryesore të trupit. Lidhur me këtë, ka folur trajneri personal i Britney Spears Tony Martinez, i cili gjithmonë tregohet shumë i hapur me tema të tilla, dhe nuk kursen këshillat për femrat e tjera në intervistat që jep."Britney preferon shumë të gjitha ushtrimet që bën për muskujt" thotë trajneri i saj "Ajo është një femër që punon shumë. Në momentin që Britney bën diçka, ajo dëshiron që të përfundojë atë që nisi, dhe ta përfundojë në mënyrën e duhur".Tony Martinez po ashtu zbulon në profilin e tij në Instagram, ushtrimet e shumta që ndihmojnë në rikthimin e muskujve në formën e duhur, e sidomos ato të barkut.Ai nuk e ndihmon këngëtaren vetëm që të mbajë në formë trupin e tonifikuar, por edhe të djeg kalori në momentin që e tepron me ushqimin. Tony thotë se vetëm me një orë ajo mund të djegë rreth 650 kalori, kjo falë gjtihë ushtrimeve që ai sugjeron./Oranews.tv/