Familja mbretërore shijon shfaqjen në nder të Elizabetës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2016, 18:45
Mbretëresha e Britanisë Elizabeta II, Duka dhe Dukesha e Kembrixh, princi Herry dhe të tjerë anëtarë të familjes mbretërore, kanë mbërritur për të qënë pjesëmarrës të gjithë bashkë në shfaqjen e përvitshme të luleve.Shumica prej punimeve të realizuara në shfaqje shënojnë homazhet dhe nderimet për 90 vjetorin e mbretëreshës, përfshirë edhe një hark 6.4 metra me lule shumëngjyrëshe me së paku 10 mijë të tilla apo një ekspozitë me fotografi mbretërore të Chelsea që datojnë në vitin 1949.Edhe terreni i spitalit mbretëror është transformuar nga lulet.Anëtarët e familjes mbretërore shijuan për disa minuta gjithçka ishte krijuar në këtë shfaqje unike, që realizohet çdo vit në pranverë e që këtë vit do të mbyllet më 28 maj.
/Oranews.tv/