Kinë, parku i tigrave siberianë mbushet me 28 këlyshë të rinj
Plot 28 këlyshë tigrash siberianë janë banorët më të rinj të parkut të tigrave në verilindje të Kinës, në provincën Heilongjiang.Dy këlyshët më të fundit kanë ardhur në jetë vetëm 4 ditë më parë, sipas kujdestarëve në parkun e tigrave siberian.Duke marrë në konsideratë se nëna e këlyshëve të vegjël ishte vetëm 5 vjeçe dhe nuk kishte eksperiencë në rritjen e këlyshëve, kujdestarët janë ata që kujdesen për tigrat e vegjël, duke i sigruuar edhe qumështin me biberon."Ne i ushqejmë ata me qumësht një herë në katër orë dhe jemi shumë të kujdesshëm me ta sepse kjo është një fazë shumë delikate për ta. Ndërkaq i masim edhe temperaturën një herë në 6 orë" tha Liu Meng, një prej kujdestareve të kopshtit.Të 28 këlyshët e vegjël po rritet pa kujdesin e nënës së tyre. Ditë pas dite menusë së tyre i shtohen ushqime si mish, vezë apo ushqime të tjera më të lehta, tha Xu Haito, veteriner i këtij parku/Oranews.tv/