Babai i paralizuar realizon ëndrrën: Shoqëron vajzën në altar falë këmbëve bionike

55 vjeçari, Chris Palmer, i paralizuar nga mesi e poshtë, ka realizuar ëndrrën e tij duke shoqëruar vajzën e tij në altar falë setit të këmbëve bionike.Ai përfundoi në karrocë me rrota pasi u prek nga një formë e rëndë kanceri në qershor të vitit 2012. Doktorët i thanë atij që nuk do të ecte kurrë më, por Chris ishte mëse i vendosur për të shoqëruar në altar vajzën e tij Heather, 28 vjeç – derisa gjeti një mënyrë për t’ia dalë mbanë.Ai mori kredi për të blerë setin bionik prej 90 mijë paund, të quajtur Rex dhe realizoi ëndrrën e tij këtë fundjavë, kur Heather lidhi kurorë me të fejuarin e saj Christopher Halls.“Është  vërtet e mrekullueshme që babai im mund të më shoqërojë në altar”- shprehet Heather për Daily Mail.Shihni videon emocionuese:348516F000000578-0-image-a-2_1463995877511 348517F600000578-0-image-m-3_1463995880650 3485179D00000578-0-image-m-5_1463995951735/Oranews.tv/