Alarmi i shkencëtarëve: 1/3 e specieve të zogjve në rrezik zhdukjeje

Më shumë se 1/3 e specieve të ndryshme të zogjve në Amerikën e Veriut janë në rrezik zhdukjeje, për shkak të mungesës së masave për mbrojtjen e tyre. Alarmi është dhënë nga shkencëtarët amerikan, në një raport zyrtar të publikuar, ku saktësohet se zogjtë tropikalë dhe ato oqeanikë janë vërtet në rrezik zhdukjeje. Studimi, i realizuar nga Iniciativa për mbrojtjen e zogjve në Amerikën e Veriut dhe është e para e këtij lloji që përfshin Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën, thekson se 37% e plot 1154 specie të ndryshme në këtë kontinent, janë në rrezik zhdukjeje dhe ka nevojë për ndërhyrje e masa emergjente.Qeveritë e Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës kanë krijuar iniciativën për mbrojtjen e zogjve në Amerikën e Veriut që prej vitit 1999.Më shumë se gjysma e specieve të zogjve të oqeaneve dhe pyjeve tropikale janë pjesë e listës së vëzhgimit special për shkak të rënies së popullimit të tyre ndërsa gjithnjë e më shumë janë të rrezikuara nga njerëzit.Kërcënimi më i madh për këto specie janë ngrohja globale dhe popullimi, sipas doktor Inigo-Elias, një prej shkencëtarëve të përfshirë në këtë projekt e që ka hartuar raportin."Zogjtë e detit janë treguesit e efekteve klimaterike" tha Inigo Elias. Zogjtë shërbejnë si një dritare për shkencëtarët që studiojnë zhvillimet dhe aftësinë e tyre për të pikasur shenjat që rrezikojnë ekosistemin."Është njësoj sikur ne humbasim asetet tona, kur ato i kemi në bankë. Ne po humbim një mundësi për të patur burime natyrore, ne sot nuk ja dimë vlerën dhe po i humbasim një e nga një, po humbet brezi i ardhshëm" tha Inigo Elias."Zogjtë oqeanikë janë më të rrezikuarit në amerikën e veriut" theksohet në raport.Impakti i ngrohjes globale në ekosistem nuk është i limituar vetëm për zogjtë, thotë më tej Inigo Elias. Cikli i ngrohjes së ujërave solli në 2015 fenomenin "El Nino", që pati një efekt të dukshëm edhe në popullsinë e zogjve.Ndryshimi i sjelljes së zogjve u alternua me ekosistemin dhe rrjedhimisht ka dhënë një impakt edhe në industrinë e prodhimeve të detit."Kemi qënë dëshmitarë të punës së peshkatarëve, të cilët vitin e shkuar kanë patur një vit të tmerrshëm në oqeanin paqësor, për karavidhe, guaska, midhje e të tjera. Ndaj të gjithë mund të themi se janë të prekur, deti, zogjtë dhe njerëzit"./Oranews.tv/