Në ankand mbi 200 sende të dashura të botës së animuar

Nga Mickey Mouse i famshëm i Walt Disney firmosur me dorë e deri tek tavolina e tij e punës dhe karriget e animuara, janë ndër sendet më të çmuara të kujtesës nga filmi i famshëm dhe i dashur për fëmijët, që do të dalin në shitje në një ankand në muajin qeshor, për të ofruar gjithçka origjinale nga shtëpia e miushit.Ankandi që do të mbajë emrin "Collecting Disney" do të organizohet në Galeritë "Van Eaton" më 18 qershor në Los Angelos dhe në të do të prezantohen mbi 700 sende të tjera të Disney, nga të cilat pritet të mblidhet shuma 2-3 milionë dollarë.Mes sendeve më të këndshme që pritet të dalin në ankand të mbledhura nga koleksionues privat, është edhe kukulla antromorfike Mickey Mouse, në njërën këmbë e firmosur nga Disney dhe që i është dhënë si dhuratë një gruaje, që pritet të shitet rreth 50-70 mijë dollarë, tha pronari i galerisë, Mike Van Eaton."Kjo kukull e veçantë i është dhënë dhuratë një gruaje që drejtonte një autoambulancë në vitin 1917, gjatë Luftës së parë Botërore. Më pas ajo ja la në pronësi një mikes së saj" shtoi ai.Ndërkohë një set mobiljesh nga zyrat e Disney, dizajnuar nga kem Weber, gjithashtu do të dalë në shitje dhe pritet paraprakisht të shitet për 60-80 mijë dollarë sepse mbi tryezën e saj është shkruar kënga e parë origjinale për Mickey Mouse, që pritet të shitet 15-20 mijë dollarë.Bashkëthemeluesi i Disney krijoi një studio animacioni në vitin 1923, në të cilën u realizuan një sërë prodhimesh e filmash kinematografikë si "Borëbardha dhe 7 xhuxhat", "Bambi" apo "Hirushja". Ai ndërroi jetë në vitin 1966 në moshën 65 vjecare.Ankandi përqëndrohet në historinë e studios Dinsye, tha Van eaton. Sendet do të dalin në shitje nga 25 maji deri më 17 qershor në galeritë "Van Eaton"."Nuk ishin filmat ata që bënë këtë studio të këtyre përmasave. Ishte marketingu u personazheve e karaktereve të ndryshme ai që bëri të mundur që disney të rritej e të ishte i madh si sot dhe ne këtë do të përpiqemi të tregojmë në ankand" tha Van Eaton.Ndërkaq në ankand do të dalin në shitje edhe dy vizatimet e para për kartonin e animuar "Mickey Mouse" në vitin 1928 Steamboat Ëillie" dhe në vitin 1929 "Plane Crazy", të cilat pritet të shiten deri në 4 mijë dollarë.Ndërkaq programi origjinal për animimin e parë të "Borëbardhës" në vitin 1937, firmosur nga Disney dhe më shumë se 50 anëtarë të stafit, pritet të shitet mbi 5 mijë dollarë.563476457/Oranews.tv/