Darka e Obamës me gazetarin, pite dhe birra

Gjatë vizitës së tij në Hanoi, Obama konsumoi një darkë, mes kamerave me prezantuesin e CNN Anthony Bourdain, në një nga restorantet më të famshme vendase në kryeqytet, në "Bun Cha Huong Lien".Pavarësisht se presidenti amerikan shijonte darkën me një gotë birre përpara në shoqërinë e gazetarit, qindra vetë rrinin jashtë në shi duke fotografuar e filmuar Obamës.Darka mes të dyve zgjati për më shumë se 2 orë. Kjo ishte vizita e parë e Obamës në Hanoi, të cilën zyrtarët vendas e cilësuan si një vizitë të ngrohtë në prag të stinës së verës dhe një kapitull të ri në marrdhëniet mes dy vendeve, të cilat 4 dekada më parë kanë qënë në luftë.Obama është presidenti i tretë amerikan që viziton Vietnamin që pas rivendosjes së marrdëhnieve diplomatike në vitin 1995.4928 (1) 4928646895680/Oranews.tv/