Xhamia e Namazgjasë “fiton” edhe një betejë në gjykatë!

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e shoqërisë civile për ndërtimin e  Xhamisë te lulishtja pranë Parlamentit.  Vetë përfaqësuesit e shoqërisë civile janë shprehur do ta apelojnë vendimin. Ata thonë se nuk kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë, por zaptimin e hapësirave publike.    Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Institutit të Çështje Kombëtare dhe Shoqatës për Zhvillimin e Qëndrueshëm Eracional, të cilët kundërshtonin projektin për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë përpara ndërtesës së Parlamentit.Kërkesa e paditësve ishte kundër vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa palë e tretë ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë.Paditësit pretendonin se leja ishte dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e xhamisë me pretendimin se shkatërrohen pemët dhe mjedisi.Tashmë, pala që ka humbur gjyqin mund të bëjë padi në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 15 ditëve pas shpalljes së vendimit. Vendimi është marrë sot (24.05.2016) nga gjyqtari Emiljano Ruli.Pas vendimit kanë reaguar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët kanë pretenduar se nuk kundërshtohet ndërtimi i Xhamisë, por zaptimi dhe tjetërsimi i një nga  prej hapësirave me kreative në Tiranë, siç është lulishtja pranë Kuvendit të Shqipërisë.Kastriot Frashëri: Ne nuk kemi probleme se pse ndërtohet një objekt kulti. Ne e kemi të gjithë problemin me mënyrën e vendimarrjes në të cilën një organ i lartë i administratës publike ka marrë një vendim duke tejkaluar çdo kompetencë ligjore, duke mos respektuar asnjë akt dhe asnjë proçedurë në vendimarrje.Pavarësisht ketij vendimi përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se do vazhdojnë rrugën ligjore edhe në shkallet e tjera të gjyqësorit.Ky gjykim ka nisur tre vjet me parë në gjykatën civile të Tiranës, por më pas çështja u tranferua në Gjykatën Administrative.Kujtojmë se çështja ka shkuar edhe më herët në dyert e gjykatave.asga