Menaxhimi buxhetor, Qeveria detyrohet me ligj që të ulë nivelin e borxhit

Qeveria tashmë është e detyruar me ligj që të ulë borxhin publik deri ne nivelin 40% nga 69.2% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar që është aktualisht. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim edhe me votat e opozitës, ndryshime thelbësore në një prej ligjeve më të rëndësishme të financave publike, atë të menaxhimit të sistemit buxhetor.Gjithashtu në ligj përcaktohet se nuk do të lejohet shpenzimi paraprak i parave nga buxheti.Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin e menaxhimit të buxhetit i cili vendos për herë të parë kufizimi të nivelit të borxhit dhe detyrimin për ulje të tij deri në arritjen e objektivit prej 40 % nga 69.2% që vlerësohet aktualisht.Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se me këtë ligj tashmë Qeveria është e detyruar që të ulë nivelin e borxhit publik.Ndërkohë deputeti demokrat, Ridvan Bode, u shpreh se është e vështirë që të arrihet objektivi.Ahmetaj: Ja kufizoi Qeverisë të drejtën, jo pa të drejtë dhe jo pa qëllim dhe ja japin në dorë domosdoshmërisht Ministrit të Financave atë instrument për të ruajtur pikërisht atë që ai është krijuar të bëjë, borxhin publik dhe defiçitin. Lidhja në ligj patjetër që ka qenë, por jo gjithmonë është zbatuar.Bode: Nëse Ministri i Financave e sjell ligjin këtu dhe thotë po është në rregull dhe gjithmonë e di që gjithmonë ka lënë një by-passe në çdo rregull të vendosur, unë mendoj që rezultati i këtij ligji do të jetë hiç,Deputetët e Komisionit të Ekonomisë u përfshinë nga debatet në lidhje me shpenzimet për investime.Sipas deputetit, Sherefedin Shehu, Qeveria po i përdor paratë për mobilime zyrash.Braçe: Nëqoftëse ke një lekë shpenzime për rikonstruksione zyrash ja ku i ke.Shehu: Ministrja e Ekonomisë e solli listën. 26 miliard janë punime civile.Braçe: Zero.Qeveria përcakton në ligj se për uljen e borxhit do të përdoren gjysma e të ardhurave që do të sigurohen nga privatizimi.