Britney Spears “rikthehet” fuqishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2016, 19:20
Britney Spears i dhuroi ceremonisë “Billboard Music Awards” një hapje shumë, shumë seksi.34 vjeçarja ka realizuar mbrëmjen e së dielës, në skenën e T-Mobile Arena, një nga perfomancat e saj më të nxehta.Këngëtarja ka kërcyer e kënduar në setin prej 5 minuta, një miks të hiteve të saj. Ishte e dukshme pse ylli u kurorëzua më pas me çmimin: Millennium, - ajo i dha fansave pikërisht atë që ata prisnin.
/Oranews.tv/