Eva Longoria kurorëzon dashurinë me miliarderin latin

Tani nuk do të mund ta quajmë dot më Eva Longoria por, Eva Baston.Kjo sepse aktorja ka kurorëzuar dashurinë me miliarderin latin, presidentin e stacionit më të famshëm televiziv të Amerikës Latine, Jose Antonoi Baston, ndërsa zbulon se ka ndryshuar edhe mbiemrin.Çifti u martuan në Meksikë, në një ceremoni në perëndim të diellit në vendin e quajtur Valle de Bravo. Sipas raportimeve festimet u zhvilluan në shtëpinë e Baston, që më pas u finalizuan me fishekzjarre gjatë mbrëmjes.Kjo mund të ketë qenë një nga dasmat më të veçanta, sepse është transmetuar Live në Televisa, dhe ka shënuar rekord audience. Eva u shfaq e veshur me një fustan shumë elegant, dizenjuar nga mikja e saj e ngushtë Victoria Beckham, ndërsa flokët i kishte lëshuar, për t`i stiluar në mënyrë klasike. Të ftuarit e famshëm ishin të shumtë, ndër ta përmendim familjen Beckham, Mario Lopez, Melanie Grifftith etj, ishin disa nga 200 të ftuarit.Burime thonë se përpara se të niste ceremonia, aktorja e kaloi ditën pranë bashkëshortit, çiftit Beckham dhe Martin. "Eva dukej kaq e lumtur. Ajo nuk ishte aspak e stresuar për dasmën. Më shumë ajo ka shijuar festën pranë miqve". Shton informatoriMbrëmja ishte organizuar nga motra e Jose, Rosalia. Ndërsa përpara se çifti të shkonin drejt altarit, përpara atyre u shfaqën vajzat e Baston, Tali dhe Mariana. Urimet në rrjetet sociale nuk munguan për çiftin e lumtur. Një ndër to ishte dhe Victoria Beckham, që shprehej se ndihej krenare ta quante Evën mike.tumblr_inline_o7mihpzvZc1tt5e1v_540347E5C1500000578-3603593-image-m-113_1463939326277 347F6DFB00000578-3603593-image-m-120_1463939936359 347F6ED400000578-3603593-_This_is_about_when_things_started_to_get_fuzzy_Mario_appeared_t-m-117_1463939801823 347F61D400000578-3603593-image-m-109_1463939132418 347F752600000578-3603593-image-m-121_1463939993559 3481D90B00000578-3603593-_The_most_perfect_wedding_anyone_could_wish_for_David_shared_a_s-m-173_1463956429932 467568 3765689/Oranews.tv/