Këngëtarja Shakira rrëfen jetën e saj

Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Shakira tha se është vërtet e lumtur që i është rikthyer muzikës dhe se ende nuk ka në plan të martohet duke mohuar njëkohësisht lajmet se ajo është sërish shtatzënë. Deklaratat këngëtarja i bëri gjatë xhirimeve të klipit të saj më të ri "La bicicleta" një bashkëpunim me bashkëatdhetarin e saj Carlos Vives.Fansat u mblodhën pranë shesh xhirimit për të parë nga afër dhe për të filmuar këngëtaren kolumbiane, gjatë realizimit të klipit të saj, që do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri, "Vives".Këngëtarja tha se ka kaluar një periudhë të gjatë dhe të vështirë në studio, duke realizuar albumin e ri."Kam rinisur të shkruaj. Kam rinisur të bëj muzikë. Jam e lumtur me rezultatet, me atë cka kam krijuar. Ndihem e lirë ne studio, ndihem e papërmbajtshme. Dy javët e para isha pak e frikësuar. Nuk e dija cfarë do të ndodhte. Kisha ndjenja të përziera sepse nuk po kaloja kohë mjaftueshëm me fëmijët e mi" tha Shakira.Nëna e dy fëmijë, nuk ka lëshuar një album të ri që prej vitit 2014, kur nxorri në treg në mbarë botën albumin me përmbledhje "Shakira".Këngëtarja diva e muzikës pop foli edhe për procesin e paqes në Kolumbi, pas luftës që zgjati më shumë se 5 dekada.Dedlajni i fundit për paqe ishte muaji mars por presidenti kokumbian Juan Manuel Santos tha këtë muaj se qeveria e tij shpreson të rivendosëe marrdhënien e paqes me rebelët e FARC, në një të ardhme të afërt."50 vjet konflikt i armatosur, më shumë se 8 milionë viktima të dhunës në vend, 300 mijë të tjerë të vrarë nga lufta e brendshme në vendin tonë. E gjitha kjo duhet të marrë fund. Por përvec nnshkrimit të marrëveshjes së paqes, ne kolumbianët duhet të mëndojmë për angazhimin që ne si banorë kemi për të ndërtuar një të ardhme të paqtë. Por kjo paqe duhet të ketë një bazë solide dhe barazie" tha ajo.Shakira foli edhe për marrdhënien e saj me futbollistin e famshëm spanjoll, Gerard Pique duke saktësuar se nuk ka ndërmend tani afër të martohet duke shtuar gjithashtu se cifti nuk është në pritje të fëmijës së tretë."Ne jemi shumë të lumtur kështu sic jemi tani. Nuk kemi në plan tani për tani të martohemi. Nuk jam shtatzënë. Dua ta bëj këtë të qartë sepse jashtë shtëpisë time kam parë paparacët duke kontrolluar edhe plehrat tona për të kërkuar për ndonjë provë që unë jam shtatzënë. Nuk jam" tha ajo.Cifti Pique dhe Shakira u takuan për herë të parë në vitin 2010 por lidhjen e tyre, pas shumë aludimeve, e pranuan zyrtarisht për mediat në mars të vitit 2011.