Letra prekëse e mamasë me kancer për vajzën e saj pas vdekjes
“Kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq.Lajmi i keq është se , ashtu siç duket, unë kam vdekur. Lajmi i mirë është se nëse po e lexon këtë letër , ka shumë mundësi se ti nuk ke vdekur, (vetëm nëse ka internet në jetën e përtejme),”- Kështu fillon letra e shkruar nga Heather McManamy, 36 vjeç,e cila vdiq nga kanceri në gji .E martuar për 13 vite, mamaja e një vajze 4 vjeçare i dedikoi asaj letra pafund me këshilla në mënyrë që ajo t’i lexonte pas vdekjes së saj.Letra e saj e fundit është publikuar në profilin e bashkëshortit të saj në Facebook dhe ka marrë mbi 10 mijë like.Heather i uron burrit të saj Jeff dhe vajzës Brianna të jenë të lumtur e të shijojnë çdo moment të jetës, pasi ajo do vetëm t’i bëjë njerëzit të qeshin se sa të mërziten për fatin e saj tragjik. Ajo shprehet mirënjohëse ndaj çdo gjëje dhe se e fitoi luftën ndaj kancerit, pasi nuk e la atë t'i vidhte shpresën apo dashurinë.“Kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq.Lajmi i keq është se , ashtu siç duket, unë kam vdekur. Lajmi i mirë është se nëse po e lexon këtë letër , ka shumë mundësi se ti nuk ke vdekur, (vetëm nëse ka internet në jetën e përtejme). Po, ta shpif. Ta shpif përtej fjalëve. Jam shumë mirënjohëse që jetova një jetë të mbushur me kaq dashuri, gëzim dhe miq të mrekullueshëm. Jam shumë me fat të them me sinqeritet se nuk kam asnjë pendim dhe shpenzova të gjithë energjinë që kisha duke jetuar jetën në maksimum.Ju dua të gjithë dhe ju falenderoj për këtë jetë fantastike.Çfarëdolloj besimi që ju sjell ju ngrohtësi, jam e lumtur që e keni. Megjithatë, na respektoni ne që nuk jemi besimtarë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos i thoni Brianës që jam në parajsë. Në mendjen e saj, kjo nënkupton se unë zgjodha të jem diku tjetër dhe e lash atë pas. Në të vërtetë, unë bëra çdo gjë vetëm që të rrija këtu me të, pasi nuk ka asnjë vend në botë, ASNJË, ku do doja të isha pa të dhe Jeff. Ju lutem mos i krijoni konfuzion dhe ta bëni të mendojë qoftë edhe për një sekondë se kjo është e vërtetë. Sepse unë nuk jam në parajsë. Unë jam këtu.Por jo më në trupin e poshtër që mu kthye kundër. Energjia ime, dashuria ime, e qeshura ime, ato kujtime të pabesueshme, janë të gjitha këtu me ju. Ju lutem mos mendoni për mua me keqardhje apo trishtim. Buzëqeshni, duke ditur se ne jemi kënaqur dhe koha që kemi kaluar ka qënë fantastike. E urrej t’i mërzis njerëzit. Më shumë se çdo gjë, më pëlqen t’i bëj njerëzit të qesh, kështu që ju lutem, në vend të trishtoheni për fundin tim tragjik, qeshni me kujtimet dhe qejfin që bëmë. Ju lutem tregojini Brianës histori, që ajo ta di sa shumë e dua dhe sa krenare do jem, (dhe më bëni të dukem shumë më e mirë seç jam). Sepse nuk do doja asgjë tjetër më shumë se sa të jem mamaja e saj. Asgjë. Çdo moment me të ishte një lumturi që as nuk e imagjinoja derisa ajo erdhi në botën tonë. Mos thoni që humba ndaj kancerit. Sepse kanceri mund të më ketë marrë thuajse çdo gjë, por kurrë nuk më vodhi dashurinë time, shpresën time apo gëzimin tim. Nuk ishte një “luftë”, ishte thjesht jeta, e cila është shpesh mizore dhe e padrejtë, dhe sepse kështu shkojnë gjërat ndonjëherë. Nuk humba, dreqi ta hajë. Mënyra se si jetova për vite me kancerin, e konsideroj një fitore të madhe. Ju lutem mbajeni mend këtë.Më e rëndësishmja, isha pabesueshmërisht me fat që kalova më shumë se një dekadë me dashurinë e jetës time dhe mikun tim më të mirë, Jeff. Dashuria e vërtetë dhe shpirtrat binjakë ekzistojnë. Çdo ditë ishte e mbushur me të qeshura dhe dashuri me Jeff në krah.Ai është burri më i mirë në univers.Gjatë gjithë idiotësirave të kancerit, ai kurrë nuk u u largua kur shumë njerëz do të donin të vraponin e largoheshin.Edhe në ditët më të këqija që mund të imagjinoni, ne gjetëm një mënyrë për të qeshur sëbashku. E dua më shumë se vetë jetën dhe besoj vërtet se një dashuri si kjo është aq e veçantë sa do të jetojë përgjithmonë.Koha është gjëja më e çmuar në këtë botë dhe ta kem ndarë jetën time për një kohë kaq të gjatë me Jeff është diçka për të cilën jam shumë mirënjohëse. Të dua, Jeff. Unë besoj që mrekullia që është Brianna, është dashuria jonë e sjellë në jetë, që është vërtetë e bukur. Më thyen krejtësisht zemrën që më duhet t’ju them lamtumirë.Është njësoj e trishtueshme për ju siç është dhe për mua, më thyhet zemra herë pas herë sepse gjëja e fundit që do doja të bëja është t’ju mërzisja ju. Unë besoj që me kohë, ju mund të mendoni për mua dhe të qeshni, sepse, dreqin ta hajë ne kishim një jetë që të linte pa frymë. Kështu që kërkoni në google Eulogy nga fizika dhe dijeni që është një fakt shkencor që unë gjithmonë do të jem me ju të dy në një farë mënyrë. E di që nëse ndaloni dhe shihni mjaftueshëm fort, unë do të jem aty (në mënyrën më pak tmerruese të mundshme). Ju jeni bota ime dhe unë kam dashur çdo sekondë që kemi kaluar sëbashku më shumë se fjalët.Miq, ju dua të gjithëve dhe faleminderit për jetën më të mrekullueshme e frymëzuese. Faleminderit të gjithë infermierëve e doktorëve fantastikë që janë kujdesur në mënyrë të pabesueshme për mua.Nuk e vë në dyshim që skuadra ime më dhuroi çdo ditë të bukur që ata mundeshin. Nga thellësia e zemrës, i uroj të gjithë miqve të mi jetë të gjatë e të shëndetshme dhe shpresoj që të përjetoni të njëjtën mirënjohje për dhuratën e çdo dite, siç bëra unë.Nëse shkoni në funeralin tim, ju lutem vendosni një pllakë që do më bënte krenare. Shkruani “Ngrihuni lart e pini birrë mbi arkivolin tim” dhe kërceni mbi pllakë për mua (sepse duhet të ketë një festë kërcimi). Festoni bukurinë e jetës me një festë të çmendur sepse ju e dini që kjo është ajo që dua dhe besoj se në një ditë të çuditshme, do gjej një mënyrë për të qënë aty gjithashtu ( ju e dini sa e urrej të humb të gjithë argetimin).Pres të ndjek si fantazmë secilin prej jush, kështu që kjo nuk është një lamtumirë pasi do shihemi sërish. Ju lutem më bëni një nder dhe mendoni për pak minuta se sa aventurë e brishtë është kjo jetë e çmendur. Kurrë mos harroni: çdo ditë ka rëndësi”Përgatiti: Enxhi Asllanaj / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë

/Oranews.tv/