Phenian, kryeqyteti i gratacelave shumëkatëshe
Numri i gratacelave në Phenian po rritet dita ditës, në këto struktura trofe që përfaqëson shtetin e Koresë së veriut. Pavarësisht izolimit politik dhe ekonomik, kryeqyteti po përjeton gjithnjë e më shumë një boom një sektorin e ndërtimit të godinave dhjetëra katëshe.Në muajin maj të këtij Reuters ka realizuar një video në kryeqytetin e Koresë së Veriut dhe krahasimi me videon e realizuar në tetorin e vitit të shkuar, numri i godinave shumë katëshe është rritur ndjeshëm, sipas të dhënave zyrtare me 20% brenda 6 muajve. Disa prej tyre kanë përfunduar ndërsa disa janë ende në punim e sipër por gati në të mbaruar.Shumica e ndërtimeve janë pallate ndërtimi me apartamente dhe një pjesë e tyre për zyra.Sipas zyrtarëve koreano-veriorë këto ndërtime po përmirësojnë jetën e qytetarëve, së paku të një pjesë të popullsisë e cila ende jeton në varfëri të plotë. Vinça të mëdhenj të verdhë ende shihen nga majat shtatlarta në blloqet e papërfunduara. Ndërtimet janë realizuar si bashkëpunim apo partneritet publik-privat. investitorët lokalë që njihen si donju apo mjeshtra të parave, po investojnë bashkë me qeverinë në këtë treg të rëndësishëm për ekonominë vendase.Zakonisht këto blloqe apartamentesh në Korenë e Veriut caktohen për grupe të caktuara profesionesh, duke nisur nga mësuesit, shkencëtarët dhe familjet e tyre."Duke kompletuar këto ndërtime gjigande në Phenian në një periudhë kaq të shkurtër, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar, Koreja e Veriut ka treguar se ekonomia e saj po rritet shëndetshëm. Në këtë mënyrë lideri Kim Jogn Un po i jep mundësinë banorëve që të përfitojnë" tha Cho Bong-hyun, studuiues i ekonomisë në bankën Industriale të Koresë në Seul.Ekonomia sipas analistëve duket se po rritet me ritme të kënaqshme dhe kjo sipas tyre duket qartë nga numri i makinave në rrugët e Phenianit dhe nga rritja e konsumit."Godina shumë të mëdha po ndërtohen në Phenian. Kjo është diçka e kuptimtë dhe kjo tregon se ekonomia po rritet" tha studenti i universitetin dhe banor i Phenianit, Kim Jun.Nuk po ndërtohen vetëm pallatet e reja por edhe po rikostruktohen godinat e vjetra, ato të viteve '80.Kang Song Hui, banore e Phenian, thotë se rinovimi po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj."Nën lidërshipin e liderit tonë të respektueshëm, shumë godina janë ristrukturuar në Phenian" tha ajo.
/Oranews.tv/