Gjykata ndalon 71 vjeçaren të martohet me të fejuarin 21 vjeç
Një gjykatë në Zvicër ka ndaluar martesën e një gruaje 71 vjeçare me të dashurin e saj 21 vjeç, pasi çifti u njoh online dhe u lidh me njëri tjetrin nga pasioni që kishin për muzikën rap.Stërgjyshja, emri i të cilës nuk është bërë publik, tha se djali nga Tunizia e njohu atë në Facebook kur ishte vetëm 18 vjeç.“Ne të dy na pëlqen muzika rap dhe shëtitjet në fshat. Kemi të njëjtat ide” – shprehet pensionistja nga Zvicra për gazetën kombëtare 20 Minutes.Por zyra civile në Vaud ka refuzuar aplikimin për martesë, duke e gjykuar si një “mashtrim emocional”, që 21 vjeçari të fitonte të drejtën për vizë.Megjithatë gjyshja tha se ajo ra shpejt në dashuri me të fejuarin e saj, dhe se e vizitoi atë në Tunizi për pesë ditë gushtin e kaluar.“Ai më thërret “jeta ime”. Unë nuk mund të jetoj pa të. Dua të martohem me të” – shton 71 vjeçarja./Oranews.tv/