Fotoja e mrekullueshme “lëkurë mbi lëkurë” bëhet virale në internet
Fotoja e një djali të vogël, i cili praktikon metodën “lëkurë mbi lëkurë” me motrën apo vëllain e tij të lindur para kohe, është bërë virale në internet.Imazhi tregon vogëlushin dhe babain e tij të shtrirë në shtrat, secili duke mbajtur bebet binjake me stomak të zhveshur, në mënyrën e njohur ndryshe si “përkujdesja kangurëve” – që thuhet se ndihmon në shërimin e foshnjeve.Fotografia është realizuar në Danimarkë dhe ka marrë mbi 29 mijë like në Facebook. Ajo është postuar nga organizata me bazë në Afrikën e Jugut, NINO Birth, që ofron informacion bazik se si duhet të jenë lindjet e foshnjeve, dhe promovon kontaktin lëkurë mbi lëkurë pas lindjes së fëmijëve.Sipas udhëzimeve, fëmijët e lindur para kohe duhet të nxirren nga inkubatori dhe të qëndrojnë lëkurë mbi lëkurë me prindërit e tyre.“Kraharori i babait rregullon temperaturën e foshnjës më mirë se një inkubator. Kontakti lëkurë mbi lëkurë e ndihmon fëmijën të marrë frymë më mirë, pasi e qetëson dhe e bën të fitojë peshë më shpejt”, shkruan NINO Birth, krahë fotos ikonike.
/Oranews.tv/