Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë lidhjen në Instagram

Nëse veshjet e kombinuara me njëri tjetrin në Met Gala, pushimet sëbashku apo puthjet e tyre nuk provonin mjaftueshëm se Katy Perry dhe Orlando Bloom janë në një lidhje romantike, këngëtarja e ka konfirmuar këtë gjë në mënyrën që vetëm një çift i 2016 mundet: përmes Instagram.31 vjeçarja ndau me fansat foton e saj të parë me Bloom nga Riviera Franceze ku po qëndrojnë të dy për Festivalin e Filmit.Fotoja, e cila vërteton dashurinë e çiftit, i tregon ata të shtrirë në shkallët e një vile luksoze.Këngëtarja e postoi atë, një ditë pasi ajo dhe aktori 39 vjeçar u përpoqën të dukeshin sikur nuk ishin bashkë në mbrëmjen Gala amfAR.57457457/Oranews.tv/