Lori Hoxha: “Sekreti” që nuk dini për babain tim…

Lori Hoxha , vajza e madhe e të ndjerit Dritan Hoxha, ka publikuar pak orë më parë në Instagram një video vërtet emocionuese.Krahë saj, ajo ka shprehur një dedikim të veçantë për babain e saj, i cili u nda nga jeta tetë vite më parë.“E di që ti nuk do të doje që unë të publikoja këtë video, por bota duhet të dijë se pas liderit liderit vizionar, fshihej një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do të jetë me ty, kudo që ti të jesh dhe ndjehem aq e lumtur që ishim aty duke të të mbajtur dorën sa herë ti hidhje një hap tjetër drejt arritjeve, ku ne ishim të gjithë bashkë. Sara, Redia, Itan dhe unë do të jemi gjithnjë mirënjohës dhe krenarë për faktin që kemi gjakun tënd që na rrjedh në vena. Bota ka shumë nevojë për burra si ty! Na mungon vërtet shumë”- shkruan Lori.Në video, Dritan Hoxha, i shtrirë në shtrat me katër fëmijët e tij, mban në krahë të voglin Itan, ende foshnjë, teksa i thotë ngrohtësisht: "Shih sa motra të bukura ke! Lum si ti!"7346784578
/Oranews.tv/