Avioni me energji diellore ulet në Ohio pas 17 orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2016, 15:53
Avioni që fluturon me energji diellore, është ulur mbrëmjen e të dielës në aeroportin e Ohio.Avioni "Solar Impulse 2" ka mbërritur në dayton në orën 10 të mbrëmjes, pas një udhëtimi që zgjati për 17 orë nga aeroporti Goodyear i Phoenix. Në faqen e internetit të projektit Solar Impulse theksohet se avioni ka fluturuar mbrëmë nga aeroporti ndërkombëtar në Tulsa të shtetit Oklahoma, dhe se pas 16 orë dhe 34 minuta është ulur me sukses në Dayton.Pritet që para se të kalojë Atlantikun, avioni të ndalojë edhe në New York. Avioni fluturon me një shpejtësi mesatare prej 45 kilometra në orë, ndërsa në kohën kur dielli është i fortë shpejtësia e tij dyfishohet.Udhëtimi rreth botës i "Solar Impulse 2" filloi më 5 mars 2015 në Abu Dhabi, dhe deri më tani ka përshkuar Indinë, Mianmarin, Kinën, Japoninë dhe disa shtete federale të Amerikës.


/Oranews.tv/BREAKING @andreborschberg just landed in #Dayton after a zero-fuel 17h flight to #Ohio ! #futureisclean pic.twitter.com/Iqp5dgWAFC
— SOLAR IMPULSE (@solarimpulse) May 22, 2016