Avion në Seman, banorët: I kemi parë të kalojnë, por s'janë ulur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2016, 14:26
Banorët e Semanit në Fier, kanë shuar misterin rreth avionëve sportivë, që u përfolën në rrjetet sociale se janë ulur në bregdetin e Semanit dhe të Darzezës. Ndonëse nuk pranojnë të flasin para kamerave, në konfidencë rrëfejnë se kanë parë të kalojnë avionë sportivë me drejtim nga Divjaka në Seman, por nuk janë ulur.Në bregdetin e semanit është i vendosur një radar, që monitoron lëvizjen e cdo mjeti fluturues.Pavarësisht se hezitojnë të flasin para kamerave, burime konfdenciale në policinë kufitare të Fierit, i pohuan Ora News se është parë të dielën një avion sportiv fluturues, dhe është raportuar në drejtorinë e policisë së qarkut.Ndërkohë hyrja për në plazh ka qenë e lirë dhe nuk ka pasur postbllok policie./Oranews.tv/